image LVV e LDK akuzojnë njëra-tjetrën rreth privatizimit

Politikë

LVV e LDK akuzojnë njëra-tjetrën rreth privatizimit

news image

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka miratuar listën me katër emra të ekspertëve të jashtëm, edhe pse nuk janë bërë publik emrat e tyre.

Megjithatë për përzgjedhjen e tyre pati përplasje ndërmjet kryesuesit të këtij komisioni, Hajrulla Çeku të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtares Doruntinë Maloku nga LDK, duke akuzuar njëri tjetrin për bllokimin e punës së këtij komisioni, transmeton Gazeta Sinjali.

Komisioni vendosi që intervistat me dëshmitarë të fillojnë nga data 12 tetor. /Gazeta Sinjali/