image Haziri: Sot dhanë dorëheqje kryetari dhe kryesia e LDK-së

Politikë

Haziri: Sot dhanë dorëheqje kryetari dhe kryesia e LDK-së

news image

Pas dorëheqjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, si pasojë e humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka thënë se është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.

Postimi i plotë:

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari,

Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së. Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë.

Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.

Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori.

LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.

E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje! /Gazeta Sinjali/