image Lushtaku thotë se LDK iu ka ndihmuar në luftën e UÇK-së

Politikë

Lushtaku thotë se LDK iu ka ndihmuar në luftën e UÇK-së

news image

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur për aktivitetin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku tha se ka dëgjuar për FARK-un, por nuk ka takuar ndonjë ushtarë t’i ketë thënë që është pjesë e atij grupi.

“Adem Jashari ka qenë komandant i të gjithë neve. Në Drenicë LDK-ja e asaj kohe ka qenë përkrahë neve dhe na ka ndihmuar. Edhe ne kemi qenë krah tyre dhe i kemi ndihmuar. Në Drenicë nuk ka pasur FARK dhe ushtri tjetër pos UÇK-së”, ka thënë Lushtaku në RTV Dukagjin.

Ai po ashtu tha se edhe me Gani Gecin ka pasur raporte të mira deri në momentin kur është vra Abedin Rexha-Sandokani./Gazeta Sinjali/