Kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku po vazhdon t’i shkelë vendimet për masat kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai vazhdimisht publikon fotografi ku shihet nën shoqërimin e dhjetëra personave, duke mos respektuar asnjë masë antiCOVID.
Njëjtë bëri edhe tani ku postoi një fotografi ku shihet me afër 30 persona në një odë.
Madje në fotografitë e publikuara shihet se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit janë duke konsumuar birra.
“Sonte në vendlindjen e burrit të madh të kombit, në Polacin e Hasan Prishtinës!”, ka shkruar Lushtaku.