Gjatë shqyrtimit të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, tha se shumica parlamentare dhe qeveria po rrezikon funksionimin e shumë organizatave buxhetore të cilat janë të varura nga buxheti i Kosovës, pasi nuk kanë marrë për bazë asnjë kërkesë të tyre.
Më tej Lushtaku tha se asnjë nga kërkesat e organizatave buxhetore, komunave dhe deputetëve dhe rrezikohet funksionimi i tyre pasi ka rritje të vëllimit të fundit dhe shihet qartë se Qeveria nuk është e interesuar t’i mbështes komunat dhe as institucionet e pavarura.
“Kemi shumë institucione të pavarura që janë të varura nga buxheti i Kosovës dhe nga kërkesat që kanë paraqitur në çdo komision dhe me një arrogancë të shumicës, për arsye se tashmë dihet se i kanë votat në çdo komision, edhe në komisionin për financa nuk i kanë kaluar këto kërkesa, nga të gjitha organizatat buxhetor”, tha Lushtaku.
Deputeti i PDK-së theksoi se është Këshilli Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës, komunat të cilat varen edhe nga buxheti i Kosovës dhe shumë deputetë të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe nuk janë marrë parasysh nga arroganca…
“Do të jetë buxheti i parë i Republikës së Kosovës që do të atakohet dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese për shkak të një amendamenti të cilin e ka propozuar ministri i Financave por nga ai shihet qartë se buxhetin vetanak të komunave të Kosovës t’ia marrë në buxhet të Kosovës dhe ta drejtoj në komunat e tyre“, tha Lushtaku.