image Lushtaku arrin në Stacion Policor

Siguri

Lushtaku arrin në Stacion Policor

news image

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka arritur në Stacionin Policor në Skenderaj, ku do të intervistohet lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, i cili është edhe kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivistit të kësaj partie, Bahri Zabeli, ngjarje që ka ndodhur të enjten.

Ai pritet të intervistohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë kanë dalë për ta pritur në mbështetje të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/