image Lushi i reagon Majkos që e cilësoi si të dëmshme idenë e bashkimit kombëtar: Hipokrit, dil në pension!

Politikë

Lushi i reagon Majkos që e cilësoi si të dëmshme idenë e bashkimit kombëtar: Hipokrit, dil në pension!

news image

Analisti politik shqiptaro-amerikan, Uk Lushi i ka reaguar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili duke folur për bashkimin kombëtar, deklaroi se diskutime të tilla i takojnë së kaluarës dhe se krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Lushi e ka quajtur këtë deklarim hipokrizi.

“Me këtë hipokrizi dhe kundërvënie të ulët Albin Kurti nuk largohet nga fuqia pushtetore, por kështu shpejt do të jetë ose vetë ose me njerëz si ai dhe ithtarët e tij forcë e rëndësishme edhe në Kuvend e edhe Qeveri midis Tirane”, ka shkruar Lushi.

Madje Lushi e ka ‘lutur’ Majkon që të shkojë në pension.

“Pa hipokrizinë tënde sot, meqë sulmon Kurtin ndonëse nuk guxoje ta sulmoje Ramën, pensionimi yt do të kishte qenë më i mirë, por megjithatë pensionin e meriton”, shkruan tutje Lushi. /Gazeta Sinjali/