image Lushaku-Sadriu kritikon Ministrinë e Arsimit për menaxhimin e Testit të Maturës: Proces i turpshëm

Arsim

Lushaku-Sadriu kritikon Ministrinë e Arsimit për menaxhimin e Testit të Maturës: Proces i turpshëm

news image

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të Testit të Maturës Shtetërore, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të manipuluar. Në një postim në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar testin si një “proces të turpshëm” dhe “të pavlefshëm”.

“Manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij testi. Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet”, ka shkruar ajo.

Sipas Lushaku-Sadriut, më shumë se 20 mijë maturantë i janë nënshtruar një procesi të cilin ajo e konsideron të pakuptimtë dhe të dëmshëm për të ardhmen e nxënësve, si dhe për besueshmërinë e sistemit arsimor në tërësi.

Ajo e ka akuzuar ministren në detyrë të Arsimit për mosveprim dhe heshtje përballë skandaleve që shoqërojnë testin çdo vit.

“Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të japë përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj, ky test është kthyer në një proces ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi”, thekson ajo, duke ngritur shqetësime për rrjedhjen e testeve në rrjetet sociale dhe mungesën e mbikëqyrjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/