image Lushaku për vrasjen e 35-vjeçares: Familja ka kërkuar ndihmën e shtetit, shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë
[wp-story id="814678"]

Sociale

Lushaku për vrasjen e 35-vjeçares: Familja ka kërkuar ndihmën e shtetit, shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë

news image

Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas në LDK, ka mbajtur sot konferencë për media. Gjatë kësaj konference ajo foli për gruan shtatzënë që dyshohet se u vra mbrëmë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ajo tha se krimet si këto e shpërfaqin dështimin e shumë hallkave përgjegjëse të shtetit.

“Krimet monstruoze si ky shpërfaqin dështimin e shumë hallkave përgjegjëse të shtetit për të siguruar jetën e grave në Kosovë dhe familjes në këtë rast. Kjo nuk po ndodh për herë të parë, familja ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë. Ajo ka shkuar në spital për të sjellë një jetë, kurse në spitalin publik e humbi jetën e saj. Familja është viktimë e shumëfishtë e sistemit tonë shtetëror”, tha Lushaku.

Ndaj këtij rasti ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit pas mbledhjes të grupit të ngushtë ndërministror për raportim, ka thënë se vrasja e dyshimtë është papërgjegjësi e institucioneve dhe papërgjegjësi e prokurorit të rastit, meqë viktima edhe më herët kishte denoncuar dhunën në Polici, por që i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt.

Haxhiu ka thënë se rasti tragjik i mbrëmshëm, tregon që duhet ende shumë punë për të bërë, teksa tha se në momentin që dëshmohet se institucionet kanë dështuar ta mbrojnë viktimën, do ketë dorëheqje e shkarkime të personave përgjegjës.

/GazetaSinjali/