image Abdixhiku viziton Panairin e Librit në Pallatin e Rinisë

Politikë

Abdixhiku viziton Panairin e Librit në Pallatin e Rinisë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka qenë në Panairin e Librit në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka treguar se ka blerë disa libra.

“Disa nga librat që zgjodha t’i blej në këtë panair ishin: ‘Ditari i zisë’ nga Roland Barthes; ‘Kambana e qelqtë’ nga Sylvia Plath; ‘Njerëz që lexojnë’ nga Édouard Philippe; dhe ‘Shtatë nga ata’ nga Azem Shkreli”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shkruar se shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi.

“Për secilin që beson në forcën e librit si shtyllë të progresit tonë kombëtar e kolektiv, kultivimi i kulturës së leximit dhe nxitjes së shkrimeve e publikimeve, është mision që s’përfundon asnjëherë. Shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi, siç ka nevojë dhe për gjenerata që nuk mendojnë të zëvendësojnë vetë leximin”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/