Fituesi i Big Brother Kosova 2, Lumbardh Salihu, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur, Lumir Abdixhiku, kryetari i kësaj parti, përmes një video ku e prezanton aderimin më të ri në parti.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, shkruan Abdixhiku mbi videon e shpërndarë në profilin e tij në Facebook.