image Lulzim Basha uron Lidhjen Demokratike të Kosovës në 30 vjetorin e krijimit

Kosovë

PD/ Lulzim Basha uron Lidhjen Demokratike të Kosovës në 30 vjetorin e krijimit

news image

Lulzim Basha ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës me rastin e 30 vjetorit të themelimit.

Kreu i PD-së ka thënë se kjo forcë politike lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci.

“Sot në këtë 30 vjetor të themelimit, personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dua nga zemra ti uroj mbarësi e suksese simotrës tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesve dhe mbështetësve të saj. LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci”, ka thënë kreu i PD-së.

Basha tutje ka thënë se LDK-ja është histori e krenarisë së Kosovës.

“Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK. Historia e LDK është histori e krenarisë së Kosovës, është pjesë e krenarisë kombëtare. Veçanërisht në këtë ditë, është çasti të kujtojmë me nderim themeluesin e LDK, udhëheqësin e shpirtit të Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rrugova, si shembull largpamësie, emancipimi, kurajo dhe qëndrese”, ka thënë ai.

Basha, mes të tjerash tha se tek Partia Demokratike e Shqipërisë, kolegët e LDK-së do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur, sovrane dhe të zhvilluar.

“Drejtuesve të LDK bashkë me urimin, dua ti garantoj se te Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe të zhvilluar. Sfidat i kemi përpara por bashkimi i forcave, vizionit dhe vullneteve tona, do të bëjë të mundur ti përmbushim me sukses ato në shërbimin më të mirë  të interesave tona kombëtare. Gëzuar 30 vjetorin të dashur vëllezër dhe motra të LDK!Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo ku janë!”. /Gazeta Sinjali/