image Lukaku dënohet me gjysmë milioni euro nga Chelsea, pas deklaratave të fundit - Sinjali

Lukaku dënohet me gjysmë milioni euro nga Chelsea, pas deklaratave të fundit

news image

Mediumi italian, Repubblica ka njoftuar se Chelsea ka dënuar në mënyrë drastike Romelu Lukakun për atë që tha në një intervistë për Sky.

Në të, ai kritikoi trajnerin Thomas Tuchel dhe iu ofrua Interit, klub nga i cili erdhi në Chelsea vetëm katër muaj më parë.

Sipas mediumit italian, Lukaku është dënuar me 500 mijë euro për intervistën e fundit të tij.

Vlen të theksohet se Lukaku nuk do të largohet nga Chelsea të paktën deri në fund të sezonit. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: