Kënga e re e artistit kosovar, Butrint Imeri, në bashkëpunim me “Dystinct” aktualisht është e para në Belgjikë e Zvicër, ndërkaq e treta në Austri e Maqedoni të Veriut.
Ka qenë vetë artisti Butrint Imeri, ai i cili ka publikuar tabelën që tregon se ku po dëgjohet kënga më së shumti.
Pas Austrisë, vjen Gjermania, Suedia, Italia e Greqia.
Kjo këngë poashtu po dëgjohet edhe në Mbretërinë e Bashkuar.