Një nga banorët e Big Brother VIP Albania duhet të lë shtëpinë të shtunën. Tea, Dea dhe Olta ndodhen në televotim, ndërsa Luizi ka dhënë parashikimin se kush do të largohet sipas tij.
Vajzat i dërgoi në nominim Kiara, të cilës iu dha mundësia që të hapte “Kutinë e Pandorës”, ku njëri zarf kërkonte që ajo të nxirrte në televotim tre banorë.
I pyetur nga Olta se cila prej tyre lë shtëpinë të shtunën, Luizi u shpreh se Tea. Kjo e fundit e pyeti Luizin nëse është mërzitur me fytyrën e saj.
Luizi u përgjigj se atij nuk i mërzitet asnjë fytyrë në shtëpi, por sipas tij, publikut i është mërzitur Tea.