image Luizi mirënjohës dhe ‘zemërgjërë’: Më 7 maj do takoj dy gratë e lagjes që besonin se do isha fitues

Bota e Yjeve

Luizi mirënjohës dhe ‘zemërgjërë’: Më 7 maj do takoj dy gratë e lagjes që besonin se do isha fitues

news image

Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia.

Luizi tha se sapo të dalë do takoi Kiarën, më pas do takoi dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues.

“Kam për të takuar nja dy gra tek lagjia, një që është tek marketi dhe pastruesen e shkallëve. Të dyja më kanë thënë që po hyre ti atje, do e fitosh. Isha duke i ngacmuar gjithë kohës, duke qeshur me lot ato dy gra. Ato të dyja dua t’i takoj”, u shpreh Luizi.

Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit. Duke biseduar me Efin dhe Kristin, ai tha se më pas do takoi mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashkë do vijnë në Tiranë.

Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.

Ai nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik, tha ai do shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.

/GazetaSinjali/