Tensionet vijojnë të shtohen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas një nominimi që bëri Dea e cila kishte fituar provën e javës.
Po ashtu debatet brenda shtëpisë së Big Brother u shtuan pas klipeve që u treguan për atë çfarë bënë banorët gjatë dasmës mes Luizit dhe Kiarës.
Dea dhe Amosi nuk morën pjesën në dasmën e tyre, duke i injoruar dhe komentuar nga larg.
Kjo ka nevrikosur Luizin i cili iu drejtua të dyve: “Mbajeni mend, do ju zhgarravis, për zhelesh do ju nxjerr të dyve nga shtëpia, që të dyve”.