Këngëtari si dhe njëkohësisht edhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, pas pak ditësh do të përformojë në një klub nate në Gjakovë.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi, ku Ejlli do të paraqitet me 13 maj në Gjakovë, bashkë më dy këngëtaret e njohur nga Shqipëria Klajdi dhe Bruno. Ky koncert do jetë i pari në Kosovë kur fansat e Luiz Ejllit do të mund ta shohin nga afër fituesin e BBVA2, si dhe të argëtohen me muzikën e tij.
Këngëtari Luiz Ejlli gjatë natës së djeshme ka mbajtur edhe koncertin e parë në Shqipëri dhe të shumë pritur nga fansat e tij pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2.
Në krah të tij ka performuar edhe reperi i famshëm shqiptar, Noizy, i cili gjithashtu ishte i ftuar në të njëjtën diskotekë. E teksa dhuruan atmosferë për publikun, dyshja njëherësh paralajmëruar para turmës së fansave edhe një bashkëpunim.