image Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat për vrasje

Botë

Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat për vrasje

news image

Luigi Mangione, personi i akuzuar për vrasjen e drejtuesit ekzekutiv të kompanisë së sigurimeve shëndetësore ‘UnitedHealthcare’ Brian Thompson, u deklarua i pafajshëm të hënën mbi akuzat për vrasje, të ngritura nga prokurori i Nju Jorkut.

Thompson u qëllua për vdekje më 4 dhjetor, jashtë një hoteli në qendër të Manhatanit, ku kompania ishte mbledhur për një konferencë.

Aktpadia përmban 11 akuza, përfshirë vrasje të shkallës së parë dhe vrasje si një akt terrorizmi.

Nëse shpallet fajtor, 26-vjeçari përballet me një dënim maksimal që shkon deri burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht.

Luigi Mangione u arrestua në një restorant ‘McDonald’s’ në qytetin e Altonës në Pensilvani më 9 dhjetor, pas 5 ditësh përpjekje të autoriteteve për kapjen e tij.

Ndërsa vrasja është dënuar gjerësisht, Luigi është vlerësuar si një hero popullor nga disa amerikanë, të cilët dënojnë kostot e larta të kujdesit shëndetësor dhe fuqinë që kanë kompanitë e sigurimeve, për të mohuar pagesat për disa trajtime mjekësore.

Pak ditë më parë, ai u ekstradua në Nju Jork me helikopter dhe ndërsa zbriti në Manhatan u shoqërua nga një numër i madh oficerësh policie.

/GazetaSinjali/