image Luftë mes karteleve të drogës, gjenden 12 të vdekur në një veturë

Botë

Meksikë/ Luftë mes karteleve të drogës, gjenden 12 të vdekur në një veturë

news image

Vijon të shkaktojë dhunë dhe gjakderdhje lufta mes karteleve të drogës për territor në Meksikë.

Autoritetet gjetën trupat e pajetë të 12 personave, të ekzekutuar me armë zjarri, në një kamionçinë të braktisur, në perëndim të shtetit të Michoacan.

Kartelet prej kohësh kanë nisur një luftë frontale në rajonin e “Tierra Caliente”, e cila është një zonë strategjike mes shteteve të Michoacan, Guerrero dhe Mexico.

Sipas prokurorit të përgjithshëm, trupat e pajetë u gjetën në San Lucas, në një veturë që ishte raportuar e vjedhur vitin e kaluar dhe nuk janë identifikuar ende. /Gazeta Sinjali/