image “Luftanije ruse, shko q***”, sharja e rojeve ukrainase në drejtim të anijes ruse bëhet pullë postare në Ukrainë

Botë

“Luftanije ruse, shko q***”, sharja e rojeve ukrainase në drejtim të anijes ruse bëhet pullë postare në Ukrainë

news image

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar  ka thënë se shteti ukrainas së shpejti do të bëhet me pullë të re postare.

Sipas Dzheppar pulla e re postare do ta ketë emrin “Luftanije ruse, shko q***”, që është skica më e votuar e artistit Boris Grohimori e që do të publikohet nga kompania postare shtetërore e Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky emërtim i  tillë i pullës postare të Ukrainës vjen si rezultat i videos së publikuar, ku dëgjohen 13 roje kufitare në ishullin “Snake” të Ukrainës, në perëndim të Krimesë, teksa e shajnë një anije luftarake ruse,  e cila u bë virale nëpër të gjithë botën.

Pavarësisht raportimeve se 13 ushtarët janë vrarë nga forcat ruse ,sipas autoriteteve ukrainase ata janë gjallë dhe mbahen peng. /GazetaSinjali/