image Lufta në Ukrainë: Zelensky diskuton me Johnsonin dhe Macronin

Botë

Lufta në Ukrainë: Zelensky diskuton me Johnsonin dhe Macronin

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se ka diskutuar mbështetjen e mëtejshme britanike për Ukrainën me kryeministrin Boris Johnson.

Ai ka përmendur në postimin e tij në Twitter edhe bisedimet e paqes me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Vazhdimi i dialogut me liderët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. I informova për krimet e reja të Rusisë kundër njerëzve”, ka shkruar ai ndër të tjera.

/GazetaSinjali/