Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se ka diskutuar mbështetjen e mëtejshme britanike për Ukrainën me kryeministrin Boris Johnson.
Ai ka përmendur në postimin e tij në Twitter edhe bisedimet e paqes me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Vazhdimi i dialogut me liderët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. I informova për krimet e reja të Rusisë kundër njerëzve”, ka shkruar ai ndër të tjera.