image Lufta me Palestinën, krejt çka dihet për ndeshjen Kosovë – Izrael të dilen e ardhshme

Futboll

Lufta me Palestinën, krejt çka dihet për ndeshjen Kosovë – Izrael të dilen e ardhshme

news image

Izraeli u përfshi së fundmi në një luftë të papritur me Palestinën pas sulmeve me raketa që i erdhën nga kjo e fundit mëngjesin e djeshëm.

Dhe, përfshirja në luftë e shtetit izraelit mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në futboll.

Ministria e Kulturës dhe Sportit e Izraelit ka njoftuar se të gjitha garat sportive në vend janë anuluar deri në një njoftim tjetër pas sulmit të djeshëm nga Hamasi dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Përveç pezullimit të të gjitha kampionateve për një kohë të pacaktuar, Ministria gjithashtu ndaloi çdo ekip apo delegacion izraelit të shkonte jashtë vendit, ndërsa vetëm lojtarët e huaj të cilëve u është ofruar evakuimi në Greqi lejohen të largohen.

Kombëtarja e Izraelit ndodhet në një grup me Kosovën në kualifikimet e Euro 2024.

Dy Kombëtaret është paraparë të takohen mes vete të dielën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit I.

/GazetaSinjaliSport/