image Luehrmann: Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Politikë

Luehrmann: Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

news image

Pas vizitës në  Kosovë së ministres së Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Anna Luehrmann, Ambasada e Gjermanisë  ka dhënë disa nga përshtypjet e saj.

Në njoftimin e Ambasadës Gjermane thuhet se gjatë vizitës së saj në Prishtinë, ministrja Luehrmann mori pjesë në  “Forumin e Gruas, Paqes dhe Sigurisë Kosovo”, #WPSRKS2022 .

Ministrja sipas njoftimit diskutoi me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz për çështjet aktuale politike, përfshirë Procesin e Berlinit, dialogun, liberalizimin e vizave dhe tranzicionin e gjelbër të energjisë.

“Qëndrimi i qartë i Gjermanisë mbetet fuqishëm i përkushtuar që të bëhet liberalizimi i vizave, duke e sjellë Kosovën sa më parë në Evropë  dhe duke e mbështetur vendin me transformimin e sistemit të tij energjetik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Më tej në njoftim thuhet se ministrja vizitoi edhe Kontingjentin e KFOR-it gjerman ku deklaroi se KFOR-i mbetet kontribues i rëndësishëm i Paqes dhe Sigurisë në Kosovë.

Teksa shtytja e fortë për tranzicionin e shpejtë të energjisë së gjelbër në Kosovë ishte ndër temat kryesore të saj, zonja Luehrmann vizitoi edhe “Fabrikën Jaha Solar” në Prishtinë dhe ish-vendin e stacionit elektrik “Kosova A”, ku Kosova mbështet nga Gjermania dhe po planifikohet të realizohet një park diellor me kapacitet 100 MW.

/GazetaSinjali/