image Luana Vjollca shfaqet si rrallëherë me partnerin e saj në dasmën e yllit të famshëm (FOTO)

Bota e Yjeve

Luana Vjollca shfaqet si rrallëherë me partnerin e saj në dasmën e yllit të famshëm (FOTO)

news image

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca përveç karrierës së saj të suksesshme është mjaft e komentuar edhe për jetën private.

Romanca e saj e përfolur prej vitesh me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj ka zgjuar gjithmonë kureshtje e publikut. Dyshja janë munduar ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes mediatike duke mos e konfirmuar e as mohuar publikisht.

Çifti prej kohësh nuk janë parë bashkë, megjithatë në një video që Luana ka ndarë një video në Instagram teksa mori pjesë në dasmën e yllit botëror, Lele Pons, ata shihen bashkë.

Në video Luana shihet e shoqëruar pikërisht nga partneri i saj, Krenari teksa dyshja duken elegant duke mbërritur në aheng.