image Luana dhe Mc Kresha publikojnë këngën e re “Nuk o ka ma qet”, ka një mesazh të fortë

Bota e Yjeve

Luana dhe Mc Kresha publikojnë këngën e re “Nuk o ka ma qet”, ka një mesazh të fortë

news image

Luana Vjollca dhe Mc Kresha kanë publikuar projektin e tyre të titulluar “Nuk o ka ma qet”.

Kënga është pjesë e projektit “Thuaje” të Luana Vjollcës dhe erdhi e realizuar me videoklip mjaft interesant kur prezantuesen e njohur e pamë edhe në rolin e aktores.

Kënga e titulluar “Nuk o ka ma qet” është një dedikim për dashurinë, por na përcjell mesazhin e fortë për të dashur veten në radhë të parë.

Një këngë plot ritëm, gjallëri dhe mesazhe tejet domethënëse me në fokus dashurinë ndaj vetes, kjo këngë patjetër që është nga bashkëpunimet befasi të kësaj vere.

Kënga flet për të gjithë ata që kanë kaluar një ndarje jo të bukur, për ata që janë në kërkim të dashurisë së bukur.

/GazetaSinjali/