Dario Silva ka qenë një futbollist i disa klubeve spanjolle, i cili ka përfundua karrierën, dhe tani ka shumë probleme dhe punon si kamerier për të siguruar jetesën.
Ai ishte një lojtar i ekipit kombëtar të Uruguait, luajti në pozitën e sulmuesit dhe pati një karrierë të shkëlqyer, duke qenë pjesë e Cagliarit, Espanyol, Malaga dhe Sevilla.
“Unë u pensionova nga futbolli shkaku i babait tim. Ai më tha që ai nuk e dinte nëse do të jetonte për më shumë se dy ose tre muaj shkaku i sëmundjes”, ka deklaruar Silva para medieve.
“Njerëzit që unë i punësova për të ndjekur karrierën time vodhën paratë e mia. Ata trajtuan gjërat ashtu siç dëshiruan dhe përfundimisht më grabitën”.
Jeta ishte e padrejtë e tij. Ai kishte pësuar edhe një aksident me makinë në Uruguai, dhe mbeti pa një pjesë të këmbës së tij.
Kështu, një futbollist, i cili në karrierën e tij ndau zhveshtoren me Dani Alves dhe Sergio Ramos në Sevilla dhe shënoi më shumë se 100 gola, tani po punon si kamerier për të mbijetuar.