image Lori Hoxha i jep fund një herë e mirë dyshimeve për lidhjen me Romeo Veshajn

Bota e Yjeve

Lori Hoxha i jep fund një herë e mirë dyshimeve për lidhjen me Romeo Veshajn

news image

Prej kohësh është përfolur në media për një romancë mes trashëgimtares së “Top Channel”, Lori Hoxha dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.

Gjatë ditës së sotme qarkulloi kudo në rrjet një video e Lori Hoxhës me Romeo Veshajn, teksa shoqëroheshin bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit.

Por, së fundmi vetë Lori Hoxha ka vendosur t’ju japë fund të gjitha dyshimeve duke zbuluar si qëndron e vërteta.

Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, pasi kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn, vëllain e Romeos. Por dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”

Dhe në fakt këtu ka ardhur edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila e ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin.

Videoja ngriti aludime për një romancë, por tanimë s’ka dyshime. /GazetaSinjali/