image Loredana shkruan libër për jetën e saj: Historia ime është e trishtë…

Bota e Yjeve

Loredana shkruan libër për jetën e saj: Historia ime është e trishtë…

news image

Reperja e njohur Loredana së shpejti do të vij me një projekt të ri. Dhe ky projekt nuk ka të bëjë me ndonjë këngë të re. Këtë herë Loredanën do ta shohim si një shkrimtare.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Libri do të publikohet më 18 nëntor të muajit që vjen.

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar.

Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im ‘Als mein herz brach’ (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”, shkruan Loredana krah një fotoje të sajën.

/GazetaSinjali/