image Lopët bien nga një kamion në Angli, shoferët devijojnë rrugën për t'i shmangur aksidentet

Qesharake

Lopët bien nga një kamion në Angli, shoferët devijojnë rrugën për t’i shmangur aksidentet

news image

Një rrëzim befasues ka ndodhur në autostradën në West Midlands County pranë Birmingham të Anglisë, ku një lopë ka rënë nga një kamion i madh në mes të një autostrade të ngarkuar, rrëzim ky i cili u përsërit më pas rreth 3 kilometra më tutje kur lopa e dytë ra nga kamioni.

Dy gjedhet e hutuara përfunduan duke u endur mes veturave dhe kamionëve, duke detyruar shoferët të devijojnë rrugën për të shmangur aksidentet, raporton nypost.

Një nga lopët e lënduara u fotografua duke qëndruar në rrugë teksa gjaku i rridhte nëpër këmbë.

Një pjesë e rrugës mbeti e mbyllur në të dyja krahët për rreth 90 minuta pranë qytetit të Walsall ndërsa reaguesit e parë punuan për të grumbulluar kafshët në mënyrë të sigurt.

Ndryshe, autoritetet britanike kanë nisur hetimet ndaj personave që bartnin në mënyrë të pasigurt lopët me kamionë. 

https://www.youtube.com/watch?v=4YEDU-qgcak

/GazetaSinjali/