Një rrëzim befasues ka ndodhur në autostradën në West Midlands County pranë Birmingham të Anglisë, ku një lopë ka rënë nga një kamion i madh në mes të një autostrade të ngarkuar, rrëzim ky i cili u përsërit më pas rreth 3 kilometra më tutje kur lopa e dytë ra nga kamioni.
Dy gjedhet e hutuara përfunduan duke u endur mes veturave dhe kamionëve, duke detyruar shoferët të devijojnë rrugën për të shmangur aksidentet, raporton nypost.
Një nga lopët e lënduara u fotografua duke qëndruar në rrugë teksa gjaku i rridhte nëpër këmbë.
Një pjesë e rrugës mbeti e mbyllur në të dyja krahët për rreth 90 minuta pranë qytetit të Walsall ndërsa reaguesit e parë punuan për të grumbulluar kafshët në mënyrë të sigurt.
Ndryshe, autoritetet britanike kanë nisur hetimet ndaj personave që bartnin në mënyrë të pasigurt lopët me kamionë.