image Lokalet në Gjakovë gjejnë 'zgjidhjen' për të punuar edhe pas orës 22:30 (Video)

Sinjalizime

Lokalet në Gjakovë gjejnë ‘zgjidhjen’ për të punuar edhe pas orës 22:30 (Video)

news image

Lokalet afër stacionit të vjetër të Policisë në Gjakovë siç duket e kanë gjetur ‘zgjidhjen’ se si të punojnë edhe pas orës 22:30, orar ky i kufizuar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Me drita të fikura, lokalet po vazhdojnë punën e qytetarët argëtimin, duke shkelur vendimet e qeverisë.

Kështu po shihet në disa pamje të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë njoftuar se një gjë e tillë po ndodh pothuajse çdo natë.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë Policinë rajonale të Gjakovës për t’i pyetur nëse janë në dijeni për këto shkelje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur si shumë herë më parë.

/GazetaSinjali/