Gazetari Andin Lokaj ka njoftuar se Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar nga MRKS-ja.
Lokaj, i cili është larguar nga televizioni publik i Kosovës ka thënë që “lajmi i fundit i tmerrshëm i cili edhe njëherë rrezikon zhvillimin e shtetit dhe të sportit kryesor futbollit në veçanti, është mos-licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit”.
“Ky është sulm direkt ndaj FFK-së dhe përzierje brenda punëve të Institucionit kryesor sportiv në vend.” – ka thënë Lokaj në postimin e tij.