image Lojtari i Watford ftohet nga kombëtarja e Kosovës

Futboll

Futboll/ Lojtari i Watford ftohet nga kombëtarja e Kosovës

news image

Mbrojtësi, Andi Janjeva, që luan për Watford u18, është thirrur nga kombëtarja e Kosovës u19.

Këtë e ka konfirmuar vet skuadra angleze përmes një postimi në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Janjeva do t’i bashkohet Kosovës në kampin stërvitor nga data 9 deri me 11 mars.

Mbrojtësi kosovar është 17 vjeçar ka nënshtetësi kosovare dhe angleze. Janjeva është ftuar njëherë këtë sezon në ekipin e parë të Watford në ndeshjen kundër Tranmere Roverers në kuadër të FA Kupë. Fatkeqësisht ai nuk luajti asnjë minutë./Gazeta Sinjali/