image Lojtari i Manchester United zgjidhet më i miri i muajit shkurt në Premier Ligë

Futboll

Futboll/ Lojtari i Manchester United zgjidhet më i miri i muajit shkurt në Premier Ligë

news image

Futbollisti i transferuar së fundmi në Manchester United, Bruno Fernandes është zgjedhur lojtari më I mirë i muajit shkurt në Premier Ligë, sipas votave të tifozëve.

Mesfushori portugez ka bërë një impakt të menjëhershëm në lojën e Manchester United duke u bërë një lojtar tejet I rëndësishëm për  ‘Red Devils’, transmeton Gazeta Sinjali.

Në tri ndeshje  gjatë muajit shkurt, Fernades pati 1 gol e 2 asistime.

Që nga ardhja e tij në Manchester United, skuadra angleze s’ka pësuar asnjë humbje./Gazeta Sinjali/