image Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë

Sporte të tjera

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë

news image

Në organizmin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 një kontribut të madh do ta jep edhe Qendra e Studentëve.

Përmes një njoftimi për medie, kjo qendër ka bërë me dije se do të akomodojë me mijëra sportistë nga vendet e ndryshme që do të jenë pjesëmarrës në këto lojëra.

“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se në arritjen historike të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 edhe Qendra e Studentëve do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”. Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare”, është thënë në njoftim.

Qendra e Studentëve viteve të fundit është kthyer në një qendër moderne, e cila ofron kushte të mira.

“Qendra e Studentëve, ka pasur një zhvillim të hovshëm vitet e fundit dhe është një strehë e sigurte e plot rehati. Pastërti, qetësi, ushqim i shijshëm e i shëndetshëm do të ofrohet në Mensën tonë. Qendra e Studentëve viteve të fundit është kthyer në një qendër moderne, që garanton akomodim me të gjitha kushtet dhe me staf shumë mikpritës. Gjithnjë pjesë e ngjarjeve më të mëdha historike të Kosovës”, është thënë në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=711471724357207&id=100064831564701&ref=embed_post

/GazetaSinjali/