image Logoja e Qeverisë për 16 vjetorin e pavarësisë, Çitaku reagon: Zot Kosovës i ka dalë UÇK-ja

Politikë

Logoja e Qeverisë për 16 vjetorin e pavarësisë, Çitaku reagon: Zot Kosovës i ka dalë UÇK-ja

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj logos qeveritare për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës që shënohet më 17 shkurt.

“”Kosovë ne të dalim Zot””, është logo zyrtare.

Por Çitaku ka publikuar një fotografi të luftës së UÇK-së, duke thënë se atëherë ka qenë koha “për t’i dalë zot Kosovës”.

“Këta, me shumë luftëtar e luftëtare që u shkuan mbas, i dolën zot Kosovës.  Ne të tjerët, falë luftës dhe sakrificës së tyre, e qeverisim Kosovën. Herë mirë, e herë jo.  Ama zot Kosovës, kur ka qenë koha, i ka dalë UÇK”, ka thënë ajo. 

/GzetaSinjali/