image Lodhje e vazhdueshme edhe pas gjumit? Ja çfarë mund të fsheh prapa saj

Shëndeti

Lodhje e vazhdueshme edhe pas gjumit? Ja çfarë mund të fsheh prapa saj

news image

Ndonëse flini mes shtatë dhe nëntë orë çdo natë, ndiheni të rraskapitur dhe pa energji? Nuk është vetëm punë apo moshë – lodhja mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore që kërkojnë vëmendje.

Një nga shkaqet më të zakonshme të lodhjes është anemia, sidomos te gratë. Humbja e gjakut gjatë menstruacioneve ul nivelin e hemoglobinës dhe ngadalëson funksionimin e organeve, duke sjellë lodhje. Një analizë e thjeshtë gjaku mund ta zbulojë dhe trajtimi me hekur dhe vitamina mund ta zgjidhë brenda javësh.

Hipotireoza, një gjendje ku gjëndra tiroide ngadalëson metabolizmin, është shkaktar tjetër i mundshëm i lodhjes, plogështisë dhe rënies së humorit. Diagnostikohet lehtë me analiza hormonale dhe trajtohet me hormone sintetike.

Infeksionet e traktit urinar mund të jenë të fshehta, duke shkaktuar vetëm lodhje pa simptoma të tjera, por trajtimi me antibiotik është efikas.

Probleme më serioze si apnea e gjumit dhe sëmundjet e zemrës mund të jenë pas lodhjes së vazhdueshme. Apnea shkakton ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe rrit rrezikun për zemrën dhe trurin. Lodhja me dhimbje në gjoks kërkon konsultë urgjente mjekësore.

Nëse testet shëndetësore dalin normale, ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetesës: ulni kafenë, ndaloni duhanin, ushqehuni shëndetshëm dhe bëni aktivitet fizik të rregullt. Orari i rregullt i gjumit është po ashtu shumë i rëndësishëm.

Më shumë kujdes për shëndetin dhe zakonet tuaja do t’ju rikthejë energjinë dhe fokusin gjatë ditës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/