Nexhat Llumnica nga Këshilli Grevist ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi kërkesën prej 80 eurosh.
“Ne kemi ofruar një opsion tjetër kemi thënë se po tërhiqemi nga kërkesa për 100 euro, qe 80 euro”, ka thënë Llumnica.
Ai tutje ka theksuar se nga Kurti nuk është bërë asnjë lëvizje nga ajo që kishte prezantuar në pakon e përballimit të inflacionit ku 50 euro do iu ndahen sektorit publik.
Të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Këshillin Grevist, të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.
Pas takimit, Jasharaj bëri të ditur se përkundër tentimeve nuk pati dakordim me Qeverinë e Kosovës, në lidhje me ndaljen e grevës.