Gjatë takimit të radhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Jahja Lluka këshilltar i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt, i ka thënë kryesuesit të këtij komisioni, Prenkë Gjetajt, se po bën propozim komunist.
Derisa po diskutohej për emrat e personave që do të jenë pjesë e Komisionit, Gjetaj ka thënë se pesë anëtarët janë dakord për pjesëmarrje dhe këtu ka ndërhyrë Lluka.
“Ju kërkoj falje, por nuk po mundem pa fol. Ky propozim i juaji kryetar është propozim (mos me thënë) i pastër komunist. Krejt jemi–kërkush s’jemi. Milloradi po thotë unë nuk jam, ndërsa ti po thua edhe Millioradi. Mos bëni komision me 30 vetë sepse keni me bërë vetëm një organizim. Bëjeni një këshill organizativ dhe ndani punët”, ka thënë Lluka. /Sinajli/