image "Llugë" në Komunën e Prishtinës/ Zyrtarët komunalë nuk janë kthyer as 40 minuta pas përfundimit të pauzës

Sinjalizime

“Llugë” në Komunën e Prishtinës/ Zyrtarët komunalë nuk janë kthyer as 40 minuta pas përfundimit të pauzës

news image

Në komunën e Prishtinës janë duke pritur qytetarë të shumtë që t’i kryejnë shërbimet, shkruan Gazeta Sinjali.

E arsyeja për këtë ‘llugë’ është vonesa e zyrtarëve komunalë, që edhe pas 40 minutave që ka përfunduar pauza, nuk janë kthyer në sportele.

E kjo ka rezultuar që numri i qytetarëve në hapësirat e komunës të rritet.

Në një video, që e ka dërguar një sinjalizues në adresë të Sinjalit, shihet që aty janë dhjetëra qytetarë.

Kujtojmë që institucionet shëndetësore kanë bërë apel që të mos grumbullohen shumë personave në një hapësirë, sepse mund ta rritet mundësia e infektimit me COVID-19.

/GazetaSinjali/