image Llojet e helmimit nga ushqimi dhe shërimi në kushte shtëpie

Ushqime

Llojet e helmimit nga ushqimi dhe shërimi në kushte shtëpie

news image

Bakteret janë të paevitueshme në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë.

Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve.

Një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi, transmeton agroweb.

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

Diarreja

Të përzierat

Dhimbjet e stomakut

Të vjellat

Dehidratimi

Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

Marramendje dhe humbje ekuilibri

Lodhje

Etje të tepërt

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet më të rrezikuar nga helmimi janë:

Të moshuarit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

Bebet dhe të miturit

Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit me sëmundje kronike

Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Gratë shtatzëna

Shtatzënia tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi

Pini lëngje

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin.

Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.

Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve.

Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënka të vogla.

Shmangni konsumin e medikamenteve kundër diarresë

Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse:

E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.

Diarreja vazhdon për disa ditë.

Temperatura rritet mbi 38 gradë.

Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku. /Gazeta Sinjali/