image Llapit i bënë mirë pushimi, mbet pa pikë Dukagjini

Futboll

Llapit i bënë mirë pushimi, mbet pa pikë Dukagjini

news image

Skuadra e Llapit arriti që të shënoj fitore kundër Dukagjinit, në ndeshjen e parë pas pauzimit shkaku i pandemisë.

Llapi kaloi në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes me golin e realizuar nga Elvis Prençi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse golin e dytë për Llapin e realizoi Kastriot Selmani, të tretin Ersil Ymeri dhe “çershia mbi tortë” ishte goli fantastik i shënuar nga Valmir Veliu në kohën shtesë.

Ndërsa golin e vetëm në këtë ndeshje për Dukagjinin e realizoi Erblind Mulaj pas asistimit nga Altin Merlaku.

Kjo ndeshje po ashtu u zhvillua pa praninë e tifozëve në stadium.

/Gazeta Sinjali/