image Llapi mposhtë Kosova Düsseldorfin në Superkupën e Diasporës

Futboll

Llapi mposhtë Kosova Düsseldorfin në Superkupën e Diasporës

news image

Skuadra e Llapit ka triumfuar në Supërkupën Kosovë-Diasporë pasi e kanë mposhtur me rezultat 2-0 Kosova Düsseldorfin në ndeshjen revyale të zhvilluar të martën.

Driton Fazliu e kaloi Llapin në epërsi pas tetë minutave lojë pas harkimit nga Beni Emini dhe me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa fitoren e Llapit e siguroi Benjamin Emini nga penalltia në minutat shtesë të ndeshjes. /Gazeta Sinjali Sporti/