Llapi nuk ka arritur që as në ndeshjen e zhvilluar kundër Drenicës, të sigurojë fitore apo edhe të marrë një pikë, duke humbur kështu me rezultat 0-1.
Skuadra e Llapit tashmë në 5 ndeshje të zhvilluara ka katër humbje dhe një barazim, shkruan Sinjali Sportiv.
Kurse, Prishtina arriti fitore me rezultat të thellë 4-0, kundër Besës së Pejës.
Protagonist i fitores së Prishtinës në këtë ndeshje ishte Otto John, i cili shënoi tre gola.
Ndërsa, golin e katërt për Prishtinën e shënoi Mërgim Pefqeli.
Më poshtë mund ta gjeni rrjedhën e plotë të këtyre dy ndeshjeve.
KF Llapi-Drenica 0-1
Mbyllet ndeshja.
54′ Hysen Tahiri e kalon Drenicën në epërsi.
Përfundon pjesa e parë.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare.
Llapi: Nava, Emini, Prençi, Idrizi, Peposhi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Sava, Sadriu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.
Drenica: Ymeri, Zeqaj, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Thaqi, Dushi, Hamiti, Murtari, Tahiri, Mëziu. Kryetrajner: Fadil Rama
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatmir Abrashi, Visar Kelmendi, Genc Nuza
Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë
Prishtina-FC Besa 4-0
Mbyllet ndeshja.
70′ Mërgim Pefqeli realizon golin e katërt për skuadrën vendase.
60′ Otto John realizon golin e tretë
Përfundon pjesa e parë.
25′ Otto John shënon përsëri.
03′ Otto John realizon golin e epërsisë për Prishtinën.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Krasniqi, Abazi, Gavazaj, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Besa: Haxhijaj, Sekic, Ajdini, Papuqi, Ibrahimi, Salihu, Sheqerolli, Sebastian, Brruti, Syla, Tahiri. Kryetrajner: Jerome Clein
Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Arton Latifi, Alban Ejupi, Dardan Çaka
Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë