image Llapi dominon në pjesën e parë ndaj Dukagjinit

Futboll

Llapi dominon në pjesën e parë ndaj Dukagjinit

news image

Llapi ka treguar superioritet në pjesën e parë të takimit ndaj Dukagjinit, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultat të favorshëm 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e mbylli pjesën e parë me rezultat 2:0, falë dy golave të sulmuesit të saj të përvojshëm, Ahmed Januzi.

Januzi e hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa realizoi edhe të dytin në minutën e 43-të, duke i dhënë ekipit të tij një avantazh të rëndësishëm para pjesës së dytë.

Në rast fitoreje, Llapi siguron barazhin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/