image Lladrovci reagon ndaj postimit të Xhakës

Futboll

Lladrovci reagon ndaj postimit të Xhakës

news image

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar në postimin e Granit Xhakës, pas fitores së Zvicrës ndaj kampionit aktual të botës, Francës.

Në postimin në Facebook Xhaka ka shkruar, “Kur besoni, mund t’ia dilni”.

Ndërsa, Lladrovci ka lënë një koment te Xhaka, duke i shkruar se është krenare me ‘shqiponjat’.

“Dëshmuat fuqi morale të fituesit deri në minutat e fundit dhe në ekzekutimin e penalltive. Krenar me juve shqiponja. Ju lumtë!”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, Granit Xhaka zhvilloi një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme dhe u vlerësua edhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër. /Gazeta Sinjali Sporti/