image Lladrovci i shqetësuar pas lajmit për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçi e Veselit

Politikë

Lladrovci i shqetësuar pas lajmit për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçi e Veselit

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas lajmit ku Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe presidentit, Hashim Thaçi për krime lufte në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ky lajm e ka shqetësuar atë.

“Në kohën kur presim që shteti ynë të marrë përkrahje për fuqizimin e shtetësisë, sundimin e ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve, ne marrim lajm të padrejtë, nga institucioni i drejtësisë! Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht. Lajmi tronditës se do të akuzohen, më shqetësoi pa masë”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje ai tha se asnjë tendencë për të njollosur udhëheqësit tanë, në asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund të ketë sukses./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2707674449504653?__xts__[0]=68.ARDJ-f8EyExn4YpdyK667NEpibTJ4_ZOvdfcXXkuCK4FDzjswfnYe5ntQe4D7GYxUcN4_ZT_CIdEMTxsfSszVQyg3GmKan0yJurpMsk85-vc-gpjNLv6gZnucl6l4dbGFBaiwjq5ts6m8KHpL4WqSBOZnQWCMXGqJE0zX4DSaTJRaHHhqnhylxYs-4skQHLeOZX5_eU3ny-eb6PP1ToN6IZRG_DBvYin19VgAy1PDxCBdsUlZZZhzH5K8otIt9a9ZWDKIL6zwdTv7dO9yfTxW4rp3UU_qnap2p_4oNiKvSUJ0ccBu3Mou7dznjywqARKPGS04Uh1hj1EnBZcDSADcq4w&__tn__=-R