Liverpool po vazhdon përpjekjet për transferimin e talentit të RB Leipzig, Yan Diomande, pavarësisht refuzimit të ofertës së parë nga klubi gjerman.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e “The Reds” janë duke përgatitur një ofertë të re për 19-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.
Leipzig mbetet i vendosur ta mbajë futbollistin edhe për një sezon tjetër, por interesimi i klubit anglez nuk është zbehur. Në anën tjetër, vetë lojtari raportohet se është i hapur ndaj një aventure të re në Premier League.
Negociatat mes dy klubeve pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa Liverpool shpreson të gjejë formulën e duhur për të bindur klubin gjerman që të lejojë largimin e një prej talenteve më premtues të futbollit evropian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!